Vjosa Osmani publikon një foto të nënës së saj në vijën e frontit kundër Covid-19, ka një kërkesë

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka ndarë një fotografi të nënës së saj, e cila me profesion duket të jetë mjeke, shkruan ballkani.info

Osmani ka shkruar se nëna e saj 63-vjeçare, është në vijën e frontit në luftë për shëndetin tonë, bashkë me mijëra infermierë e punonjës kundër COVID-19.

“Mami, 63-vjeçare, në vijën e frontit në luftë për shëndetin tonë, bashkë me mijëra infermierë, mjekë e punonjës shëndetësorë, të cilët rrezikojnë veten për ne”, ka shkruar Osmani.

Vjosa Osmani, gjithashtu ka bërë thirrje te të gjithë qytetarët për respektimin e masave, duke thënë se në këtë betejë duhet të jemi bashkë me punonjësit shëndetësorë.