Vjosa Osmani: Pse VV-ja përdor fjalën serbe për ‘Zajednicën’, kur ekziston fjala shqipe

Kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thëmë në Pressing të T7 se i pengon për cfarëdo arsye të përdoret një shprehje serbe si në rastin e Zajednicës.

Osmani ka kritikuar Vetëvendosjen që marrëveshjen për bashkësinë e komunave serbe, e kanë përdorur fjalën serbe ‘zajednicë’.

“Asnjë kontekst nuk na e imponon neve që të thirren ‘zajednicë’, asociacioni, bashkësia”, ka thënë kandidatja e LDK’së për deputete.

Osmani ka kujtuar se kur është votuar Marrëveshja për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ajo ka qenë kundër, ndërsa VV’ja nuk e ka kundërshtuar në seancë.

“Sa i përket bashkësisë së komunave serbe. Në vitin 2013, unë kam votuar kundër atij asociacioni, Vetëvendosje ka ikë nga salla e Kuvendit”.

“E dyta, ajo marrëveshje është bërë në vitin 2013 dhe është kontestuar nga Gjykata Kushtetuese”,

“Kompetenca ekzekutive nuk ka me pasë”, ka thënë Osmani për bashkësinë e komunave serbe për formimin e së cilës Kosova ka nënshkruar në Bruksel.

loading…