Vjosa Osmani për Epopenë e Dukagjinit: Prej aty u dha kushtrimi se liria çmim nuk ka dhe gjithçka duhet të sakrifikohet për të

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani nëpërmjet rrjetit social facebook ka përkujtuar 23-vjetorin e fillimit të luftës në Dukagjin e njohur ndryshe si ‘Epopeja e Dukagjinit’.

Ajo ka thënë se në 23 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, Gllogjani qëndron stoik bashkë me historinë e lavdishme të tij dhe familjes Haradinaj, transmeton Ballkani.info.

“Prej aty u dha kushtrimi se liria çmim nuk ka dhe gjithçka duhet të sakrifikohet për të”, shkruan Osmani

Postimi: