Vjosa Osmani paralajmëron deputetët: Nëse nuk i mbani maskat dhe distancën do të largoheni nga salla

Me 40 minuta vonesë ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ku do të votohen disa marrëveshje ndërkombëtare, ndërsa po sot pritet të fillon edhe një seancë e re.

Me të filluar seanca, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga të gjithë deputetët të mbajnë maska, distancën dhe higjienën.

“Kushdo i shkel nuk do të lejohet të vazhdoj qëndrimin në seancë”, tha Osmani.

Ajo ju kërkoi deputetëve të flasin nga vendi.

“Adresimi i deputetit të bëhet nga ulësja në mënyrë që sa më pak deputetë të përdorin foltoren kryesore. Do të kemi pauza kohëpaskohe që të ajroset salla plenare”, tha Osmani.