Vjosa Osmani, deputete e LDK-së dhe pretendente për kandidate të kësaj partie për kryeministri, po e vazhdon fushatën në qytetet e Kosovës.

E akuzuar se nuk është “shumë e terrenit”, Osmani brenda javës ka vizituar Prizrenin, Vushtrrinë, kurse sonte është ndalur në Suharekë, shkruan Ballkani.info.

“Kafe në Suharekë me aktivistët tanë të shkëlqyeshëm e të palodhshëm; bashkëbisedim i hapur me të rinjët, gratë dhe mërgimtarët tanë. Faleminderit kryetarit të ri të degës, Dr.Ardian Shala, që na bëri bashkë”, ka shkruar Osmani.

LDK-ja ende nuk ka dalur me emrin për kryeministër në zgjedhjet që do të mbahen në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit. Ballkani.info merr vesh se në listën e ngushtë janë tre emra për kandidaturë: Vjosa Osmani, Lutfi Haziri dhe Arban Abrashi. /Ballkani.info/

loading…