Vjosa Osmani: Ata që e krijuan sistemin rrënjësisht të prishur, s’mund ta rregullojnë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas tërheqjes së Ambasadës amerikane nga procesi i monitorimit të zgjedhjes së kryeprokurorëve, duke thënë se ata që e “krijuan ‘sistemin e prishur’, s’mund ta rregullojnë”.

Ambasada amerikane është tërhequr të premten nga procesi i mbikëqyrjes së zgjedhjes së anëtarëve të rinj në Këshillin Prokurorial të Kosovës si dhe zgjedhjes së kryeprokurorëve. “Për vjet me radhë, ambasada amerikane ka luajtur rol monitorues dhe mbikqyrës në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe zgjedhjes së kryeprokurorëve. Fatkeqësisht, ne besojmë se këto procese janë rrënjësisht të prishura. Atyre u mungon transparenca dhe i ekspozohen gjithnjë e më shumë konfliktit të interest”, shkruhet në reagimin e Ambasadës amerikane.

E Osmani ka shkruar në Twitter se “ata që e krijuan, mbështetën, ndihmuan dhe lejuan ‘sistemin rrënjësisht të prishur’, s’mund ta rregullojnë. Atë e përdorin për ta mbrojtur veten. Pikë”.