Për dallim nga viti i kaluar ku morën pjesë rreth 70 kompani serbe, sivjet nuk ishte asnjë kompani e Serbisë në Panairin Ndërkombëtar “Prishtina 2019”.

Kjo për kryeministrin Ramush Haradinaj, ka reflektuar pozitivisht për bizneset kosovare, ngaqë sipas tij, kësaj radhe bizneset vendore patën më shumë hapësirë dhe mundësi për promovimin e prodhimtarisë.

Ai përsëriti se taksa 100 për qind do të hiqet ndaj Serbisë, vetëm pas njohjes së Kosovës nga ky shtet.

Haradinaj tha se do të jetë pjesë e Samitit në Berlinit, ku marrin pjesë edhe Serbia dhe vendet e rajonit.

Ai se pret që në këtë samit, Kosova të marrë sinjalin për liberalizimin e vizave, pasi sipas tij, Kosova është vonuar shumë në këtë proces.

Bashkë me kryeministri Haradinaj në Samitin që do të mbahet më 29 prill në Berlin do të shkojë edhe presidenti Hashim Thaçi.