Vjen reagimi i Vedat Muriqit pas kartonit të kuq që mori mbrëmë

Vedat Muriqi ka bërë reagimin e parë publik pas kartonit të kuq që mori mbrëmë ndeshja Elches.

Sulmuesi prizrenas u kërkoi falje tifozëve për shkak të kartonit të kuq që mori. ”Edhe dje kam dhënë gjithçka nga vetja. Do doja të kontribuoja shumë më tepër për ekipin tim. Dua t’ju kërkoj falje të gjithë juve. Nuk do të ndalem duke luftuar deri në pikën e fundit të gjakut për këtë skuadër”, ka shkruar ai në profilin e tij në Twitter.

Kujtojmë se Muriqi shënoi një gol nga pika e bardhë në pjesën e dytë, por edhe e humbi një 11 metërsh paraprakisht në pjesën e parë.

Sfida mes Elche dhe Mallorca u mbyll 1-1 dhe Muriqi. Sulmuesi kosovar do të mungojë vetëm një javë nga pezullimi me kartonë.