Pas protestës në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë, ku shpërtheu dhuna në mes njerëzve të Berishës dhe të Bashës, ka reaguar edhe rivali i tyre politik, Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë.

Rama ka postuar një thënie të John Wayne, duke thënë se budallenjtë e vështirësojnë edhe më shumë jetën.

“Jeta është e vështirë, por budallenjtë e vështirësojnë atë edhe më shumë. John Wayne”, ka shkruar Rama.

Ish-kryeministri Sali Berisha më herët e mbylli protestën e dhunshme para PD-së, pas më shumë se 3 orësh përpjekje për të hyrë brenda.

“Kjo protestë ju faktoi shqiptarëve fytyrën e vërtetë të regjimit të sotëm. U faktoi në mënyrë përfunditmare se Edi Rama mban peng Lul Bravën dhe bashkë me të me mban me dhunë dhe terror selinë e PD-së. Ky përbën një akt të pashembullt në 30 vite”, ka thënë Berisha.