Vjen reagimi i bordit të shkarkuar të Ibër Lepencit: Vendim i jashtëligjshëm dhe i motivuar politikisht

Një ditë pasi u shkarkua nga ana e Qeverisë së Kosovës, ka ardhur reagimi i bordit të shkarkuar të ndërmarrjes publike,”Ibër-Lepenci”.

Ata e kanë quajtur vendim të jashtëligjshëm dhe të motivuar politikisht dhe se nga ky vendim nuk pasqyrohet gjendja faktike në të cilën ndodhet kjo ndërmarrje.

Mandej siç thuhet në reagimin e tyre, në tri vitet e fundit kjo ndërmarrje ka pasur performacë më të mirë në historinë afariste.

Tutje bëhet e ditur se ky bord i shkarkuar do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të kontestuar këtë vendim arbitrar të Qeverisë Republikës së Kosovës.

Ky është reagimi i plotë i tyre:
Reagim ndaj vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shkarkimin e Bordit të N.H. “Iber-Lepenc”
Me datë 23.04.2020, Bordi i Ndërrmarrjes publike N.H.”Iber-Lepenc”, përmes mediave është njoftuar për shkarkimin e jashtëligjshëm, nga ana e Qeverisë ne detyre të Republikës së Kosovës. Me këtë rast Bordi konstaton se shkarkimi është plotësisht i jashtëligjshëm dhe i motivuar politikisht. Vendim ky i cili nuk pasqryon gjendjen faktike të ndërmarrjesë sonë, për faktin se N.H.”Iber-Lepenc”, në tri vitetet e fundit ka pasur një performancë më të mirë në historinë afariste, performanc kjo e konstatuar nga raportet vjetore të auditimit të jashtëm, në të gjithë sektorët e ndërmarrjes. Se N.H.”Iber-Lepenc”, është ndërmarrje e sukseshme afariste, multifunksionale e dëshmon edhe fakti se është ndër ndërmarrjet e cila funksionimin e saj e bazon vetëm në afarizmin e saj, pa qenë asnjëherë barrë e buxhetit të Republikës së Kosovës.Analizat statistikore vertetojne të kunderten e pretendimeve të Qeverise ne detyre :1.Në vitin 2018 , NP-ja ka realizuar të hyra më shumë për 25.73 % krahasuar me vitin paraprak .2. Në vitin 2018 , NP-ja ka realizuar fitim operativ para zhvlerësimit 451.62 % më shumë se sa në vitin paraprak.