Arbër Zeneli ka reaguar përmes një postimi në Instastory rreth gjendjes së fundit të krijuar me të në Kombëtaren e Kosovës.
Ai e ka komentuar numrin 10 në fanellë, për të cilën babai i tij, Avni Zeneli ditë më parë tha se ia kishin marrë padrejtësisht dhe pa paralajmërim, për t’ia dhënë Edon Zhegrovës.
“Lojtari i ftuar me qenë aty, e me ia dërguar fanellën tjetër kujt, ky është nënçmim i tmerrshëm dhe plus e kanë ftuar. Atë numër ia kanë dhënë Zhegrovës, ne s’kemi asgjë me të, më pëlqen si lojtar, nuk i ka fajet ai, i ka fajet federata”, kishte thënë babai i Arbërit.
Ylli i dikurshëm i Kombëtares thotë se është mjaft i lumtur që ka luajtur për Kosovën dhe se këto kujtime nuk do t’i harrojë kurrë, por nuk është në pyetje numri 10-të..
I falënderoi edhe tifozët për mbështetjen, ndërsa Kombëtares i dëshiron suksese në vazhdim.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e Zenelit në rrjetet sociale.








