Vjedhja e mbi 2 milionë eurove, avokati i Labinot Grudës: Jemi të bindur, klienti im nuk kreu transferin e mjeteve

Veton Rrecaj, avokat i Labinot Grudës, të dyshuarit për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, ka thënë se klienti i tij është befasuar nga akuzat që po i bëhen për vjedhje.

Rrecaj ka mohuar se Gruda është fajtor i këtij rasti, ndërsa përmend se si ka mund të kryhej ky transaksion, njofton Klan Kosova.

”Klienti im e ka spjeguar në mënyrë të qartë, mënyrën e transferimit të parave”.

”Mënyra e transferit të parave kalon nëpër disa persona. Në asnjë mënyrë nuk mund një person të alokojë mjetet e caktuara”.

”Ky nuk ka transferuar hiç”.

”Ky është i dyshuar. Ky thuhet se ka krijuar disa user-a, por ai është vetëm dyshim i prokurorisë, por ne jemi të bindur se asgjë involvuese klienti im nuk ka ndërmarrë. Në bazë të konsultimeve me të njëjtin, dhe në bazë të provave materiale”.

Sipas avokatit të Labinot Grudës, mjaftojnë deklarimet edhe provat materiale për të dëshmuar se klienti i tij nuk ishte i përfshirë në këtë rast.

”Por provat materiale për momentin janë në duar të hetuesisë. Sipas informative ka kamera, por neve nuk na tregojnë as incizimet apo diçka tjetër”.

”Barra e vërtetimit të dyshimit, fajësimit i mbetet prokurorisë. Pushtetet janë shumë mirë të ndara. Tani është faza hetimore. Kjo është fazë fillestare, jemi të bindur se fare nuk do të ngritet aktakuzë”.

Në cilësinë e avokatit, Veton Rrecaj thotë se nuk njihen mes vete as në të kaluarën me të dyshuarin, tashmë klientin e tij, Labinot Grudën.

”Është e drejtë e klientit, e avokatit – ne zhvillojmë një bisedë, ne mund të ofrojmë një diskutim dhe në fund dakordim për marrëveshjen”.

”Në rastin konkret, nëse paraqiten prova të cilat i pranon edhe i mbrojturi im, atëherë varësisht nga masa e dënimit, mundet një klient i caktuar të jetë i kënaqur ose jo. Varësisht qysh zhvillohet procedura”.

Sa parashihet dënimi në rastin konkret?

”Në rastin konkret në bazë të paragrafit të cilin dyshohet i mbrojturi im, dënueshmëria është tre deri në 10 vjet, nëse vërtetohet fajësia”.

”Dyshohet se ka qenë pranë kompjuterit por konkretisht nëse në një hapësirë janë disa persona, gjithë kohën s’mund të jetë në posedim, supozohet se mund ta ketë bërë dikush tjetër”.

”Ky [Labinot Gruda] është i bindur se nga kompjuteri i tij nuk ka kryer këtë transaksion. Por nëse është kryer, është vepër penale. Arsyeja është e paraparë me ligj – përfitimi material, qoftë për vete apo dikë tjetër”.

”Sikur ta dinte që zbulohet nuk do të ndërmerrte një veprim të caktuar, jo klienti im, por cilido qoftë”.