Presidenti i Francës Emmanuel Macron e pati të pamundur të ishte pjesë e Samitit të Berlinit.

Megjithatë ora 19:30 e pasdites të së hënës e gjeti në Shqipëri për të vijuar takimet bilaterale të planifikuara.

Presidenti Macron u prit nga zëvendës kryeministria Belinda Balluku.

Në të parën vizitë zyrtare të një presidenti francez në vendin tonë, paraditen e të martës do t’i rezervohet një pritje shtetërore nga presidenti Bajram Begaj. E më pas një takim në Kryeministri me kryeministrin Edi Rama.