Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka qëndruar dje në veri, në vendin ku ndodhi sulmi terrorist në kanalin e Ibër Lepencit.
Gjatë vizitës, Haradinaj ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në këtë zonë, duke falënderuar forcat e policisë që janë të angazhuara në mbrojtjen e sigurisë.
Një nga pikat kyçe të vizitës ishte vendi ku ndodhi sulmi terrorist në kanalin e Ibër Lepencit, ku Haradinaj shprehu shqetësimin e tij për sigurinë dhe kërkoi nga autoritetet që të marrin masat e nevojshme për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen.
Vizita e Haradinajt erdhi në një kohë kur situata në veri ka ngjallur shqetësime dhe është e rëndësishme të merren hapa për të siguruar stabilitetin dhe për të mbështetur qytetarët dhe punëtorët që kontribuojnë në këtë rajon.
Por, kjo nuk ishte vizita e parë e Haradinajt në veri. Ballkani.info ka raportuar në fillim të vitit 2021 për vizitën e tij në veri. Madje ai kishte shkuar atje pa përcjellje të policisë.
Kjo vizitë e tij ishte realizuar një ditë pas spektaklit të dështuar të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në veri.
Në këtë pjesë të Republikës së Kosovës, Haradinaj ka treguar se nuk ka nevojë për përcjellje e as frikë.
Pra, ai e vizitonte veriun edhe të “pa çliruar”, siç po i referohet pushteti aktual aksioneve të fundit në veri dhe “çlirimin” e saj pjese. /Ballkani.info/







