Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, pasi ky i fundit në konferencën “Rugova dhe Perëndimi”, tha se “Pa Rugovën s’do të kishte UÇK”.

Në formë ironike Dugolli ia ka kthyer kryeminsitrit të Shqipërisë Edi Rama, duke i ‘acaruar’ akoma raportet mes Ramës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Pa Fatos Nanon nuk do të kishte Edi Ramë”, ka shkruar Dugolli në Facebook, të hënën.

@ballkani.info Edi Rama pas ftesës së Lumir Abdixhikut: Sot është me e qartë se kurrë se pa Ibrahim Rugovën nuk do të kishte UÇK #edirama #ibrahimrugova #lumirabdixhiku #uçk ♬ original sound – Ballkani.info