Fushata

“Viva Fresh Store”, fshinë të gjitha komentet ku kërkohen të drejtat e punëtorëve (FOTO)

Është raportuar se në super-marketin, “Viva Fresh Store”, punëtoret po punojnë 15 orë, duke mos u paguar më shumë.

Ky shfrytezim ka ardhur si rezultat i festave të fund-vitit ku vëllimi i shitjeve është më i madh. Këtu po pësojnë më së shumti punëtorët të cilët po detyrohen të punojnë jashtë orarit të punës.

Një fushatë e nisur për të komentuar në faqen zyrtare të kompanisë në Facebook ka rezultuar me shumë komente, por të cilat janë fshirë nga “Viva Fresh Store”, raporton Ballkani.info.

Personat që komentuan thonë se komentuan disa herë në faqen e “Vivas” në Facebook, po që të gjitha komentet u fshinë.

Ballkani.info ka tentuar të kontaktojë me persona nga Departamenti i Lartë Menaxherial i kësaj kompanie duke injoruar pyejet e Ballkani.info.

Ka pasur edhe nga komentet kreative, njëri nga ta ishte, “Tka Dal punë me fshi komente, Punësoje naj kë për 15 orë”, ishte njëri ndër komentet pas fshirjes të mijërave komente nga kjo kompani shërbyese.

Të drejtat e punëtorëve janë cenuar edhe në të kaluarën gjatë festave të fund-vitit dhe festave tjera kur rritet vëllimi i shitjeve.