Arben Vitia ka marrë detyrën e ministrit të Shëndetësisë.
I shoqëruar me ish-sekretarin e kësaj ministrie, Naim Bardiqin, ai ka marrë detyrën e ministrit.
Ndërsa, Vitia pas pak pritet të marrë edhe vendimin e parë si ministër.
Burime të Expressit brenda Ministrisë së Shëndetësisë kanë thënë se Vitia do ta kthej në punë sekretarin e shkarkuar nga ish-ministri Armend Zemaj.
Naim Bardiqi, do të kthehet në pozitën që kishte gjatë kohës sa Vitia ishte ministër i Shëndetësisë.
Ministri Vitia bashkë me Naim Bardiqin tani janë duke u njoftuar me stafin e Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa burime të gazetës thonë se Zemaj tashmë është larguar nga Ministria e Shëndetësisë bashkë me këshilltarët e tij.







