Vitia: Masat e reja vlejnë vetëm për dy javë, nëse nuk respektohen i kthejmë kufizimet

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka thanë se masat që sot janë marrë do të vlejnë për dy javë.

Vitia ka thënë se gjatë këtyre dy javëve do të ketë takime të intensifikuara nga të gjithë akterët dhe do të vendoset për masa të tjera varësisht situatës me COVID-19.

“Fatkeqësisht realiteti i krijuar në këto 10 muaj që lamë pas ishte injorimi i prezencës së virusit dhe kjo qasje ka sjellë në gjendjen që jemi sot e ne po mundohemi ta vëmë në kontroll, duke pasur prioritet shëndetin. Duke u bazuar në disa faktor, ne kemi marrë vendim që të heqim kufizimet e vendosura para 11 ditëve. Po heqim pjesërisht kufizimet por po shtojmë udhëzimet. Nëse nuk respektohen atëherë jemi të detyruar t’i kthejmë kufizimet”, ka thënë Vitia.

Ai tha se procesi i vaksinimit do të intensifikohet muajin e ardhshëm, atëherë kur pritet të vijnë dozat tjera të vaksinave.