Arben Vitia

Vitia: Kemi para vetes një betejë shumë të madhe shoqërore dhe institucionale, duhet ta fitojmë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar për vrasjen e gruas nga burri i saj në Pejë.

Vitia ka thënë se pritet një betejë e madhe shoqërore dhe institucionale dhe që duhet të fitohet.

Ne kemi para vetes një betejë shumë të madhe shoqërore dhe institucionale. E, atë duhet ta fitojmë me çdo kusht.” – ka shkruar ai.

Më tej, ai ka shprehur ngushëllime për profesionistët shëndetësor në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë për humbjen e koleges së tyre.

Reagimi i tij:

Sot u vra një grua. U vra nga një burrë.

Nuk ka fjalë që mund ta thonë plotësisht dhimbjen dhe zemërimin që ndjen secili sot.

Ne kemi para vetes një betejë shumë të madhe shoqërore dhe institucionale. E, atë duhet ta fitojmë me çdo kusht.

Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe!

Ngushëllime profesionistëve shëndetësor në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë për humbjen e Koleges së tyre!