Xhudistja kosovare

Viti 2019, në dorë të Majlinda Kelmendit

Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi u rikthye në aksion me medalje në ‘Abu Dhabi Grand Slam’ në muajin tetor të vitit 2018, shkruan Judoinside.com.

Derisa xhudistja kosovare ishte duke u shëruar nga lëndimi në vitin 2018, një tjetër xhudiste, Abe Uta e kontrolloi kategorinë 52 kilogramë në xhudon botërore.

Mirëpo, dominimi i saj mund të marrë fund në vitin 2019.

Në fakt, Majlinda është duke u rikthyer furishëm dhe mund të përballet me japonezen Uta në muajin shkurt në “Paris Grand Slam” apo në “Düsseldorf Grand Slam” pasi të dyja garueset pritet të marrin pjesë së paku në njërin prej këtyre evenimenteve të rëndësishme evropiane të këtij sporti luftarak.

Kelmendi është kampione olimpike në Olimpiadën 2016 dhe njëherësh është ambasadorja më e mirë e Kosovës.

Ajo ishte kampione botërore në vitet 2013 e 2014.

Ndërsa, në vitet 2014, 2016 e 2017 ishte kampione evropiane.

Në vitin 2017 ajo e fitoi evenimentin e rëndësishëm të xhudos, “Grand Slam in Paris” për herë të katërt në karrierë (2013-2017).

Kelmendi është drejtuar gjithmonë nga trajneri Driton Kuka.

Ajo e fitoi “Grand Prix” në Tashkent në vitin 2018.

E sivjet Majlinda ka punë goxha të madhe pasi duhet t’i japë fund dominimit të shkurtër të Uta Abe.