Vishaj: Nesër në takimin Merkel-Haradinaj, konfirmohet ‘vdekja’ e planit për ndryshim kufijsh

Ish-anëtari i AAK-së, Binak Vishaj, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se në takimin e nesërm të Haradinajt me kancelaren Merkel, do të konfirmohet si i ‘vdekur’ plani për ndryshimin e territorit të Kosovës.

“Gjermania dhe kancelarja Merkel po bëjnë hapa konkret për ta ndihmuar Kosovën drejt liberalizimit të vizave, Kosova nesër do të marrë një ‘po’ të madhe nga kancelarja Merkel për vizat”, ka shkruar ndër të tjerash Vishaj, përcjell Ballkani.info.

Në fund, ai ka thënë se besimi në kryeministrin Haradinaj, po rritet jo vetëm në planin e brendshëm por edhe në planin ndërkombëtar. /Ballkani.info

Postimi i plotë i Vishajt pa ndërhyrje:

Kryeministri Ramush Haradinaj, nesër zhvillon njërin nga takimet më me rëndesi për Kosovën në Berlin.

Kryeministri Haradinaj dhe kancelarja Merkel, nesër do ta konfirmojnë si të “vdekur” planin për ndryshimin e territorit të Kosovës në marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Gjermania dhe kancelarja Merkel po bejnë hapa konkret për ta ndihmuar Kosovën drejt liberalizimit të vizave, Kosova nesër do të marr një po të madhe nga kancelarja Merkel për vizat.

Kryeministri Haradinaj edhe nesër në Berlin si në Samitin e Berlinit para disa ditëve do e konfirmoj qendrimin e Qeverisë së Kosovës se taksa nuk hiqet deri në njohje reciproke nga ana e Serbisë, me këtë qendrim Kryeministri do të shkoj edhe në Samitin e Parisit!

Besimi në kryeministrin Haradinaj, po rritët jo vetëm në planin e mbrendshem po ëdhë në planin nderkombëtar me theks të veçantë të miqët e popullit të Kosovës.