Gjyqtarët

Visar Kastratit i besohet ndeshja më e nxehtë e javës së 29-të në Albi Mall Superligë

Elita e futbollit kosovar vazhdon këtë vikend me ndeshjet e javës së 29-të e cila edhe mund të sjellë një pasqyrë reale se cila skuadër është më afër titullit të kampionit.

Ballkani e Llapi kanë udhëtime shumë të vështira derisa kandidati tjetër për titull Drita, ka punë më të lehtë, shkruan Ballkani.info.

Ballkani do të jetë mysafirë i Feronikelit ’74 në Drenas dhe do të ketë shumë të vështirë për të marrë pikë. Ngjashëm do të jetë edhe për Llapin që ndeshet me Dukagjinin në Klinë dhe duhet medoemos të marrë pikë të ta mbajtur hapin për titull.

Kjo ndeshje i është besuar gjyqtarit më të mirë në Superligë, Visar Kastratit, ndërsa ndeshja Feronikeli ’74 – Ballkani i është besuar gjyqtarit Isak Ceroviku.

Më poshtë mund të gjeni komplet delegimin e gjyqtarëve për ndeshjet e xhiros së 29-të. /Ballkani.info