Visar Bekaj rezulton pozitiv me COVID- 19, nuk luan ndaj Greqisë

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka dhënë menaxheri i kombëtares Bajram Shala në prag të konferencës për shtyp të Bernard Challandes para ndeshjes me Greqinë, raporton KosovaPress.

Kështu Bekaj nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për sfidën e nesërme, ndërsa është në dyshim edhe paraqitja e tij ndaj Spanjës më 8 shtator.