Përballja e sotme mes Beshiktashit dhe Hataisporit ka përfunduar në barazim 2-2.

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj ka shkëlqyer në portë për Hataisporin.

 Ish-portieri i Prishtinës ka kryer disa pritje të jashtëzakonshme kundër bardhezinjve, duke bërë që skuadra e tij të largohej me një pikë nga kjo transfertë.

Bekaj “iu bë ferr” klubit nga Stambolli, me këta të fundit që gjetën golin e barazimit vetëm në minutën e 97 falë një 11 metërshi të shndëruar në gol nga Abubakari.

Në fund Milot Rashica dhe Visar Bekaj janë ndarë në paqe me njëri-tjetrin, duke ndarë nga një pikë secili.