Visar Bekaj ftohet nga Bernard Challandes për miqësoret e qershorit

Portieri i KF Tirana, Visar Bekaj do të jetë në listën e trajnerit, Bernard Challandes për ndeshjet miqësore të Kosovës në muajin qershor.

‘Dardanët’ do të luajnë katër miqësore gjatë këtij muaji, më 1 qershor në ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë kundër San Marinos, shkruan IndeksOnline

Më 4 qershor kundër Maltës në Austri, më 8 qershor kundër Guineas në Turqi dhe më 11 qershor kundër Gambisë.

Lajmin për thirrjen e Visaj Bekaj në këto miqësore e konfirmoi skuadra shqiptare përmes rrjeteve sociale.

“Portieri i Tiranës Visar Bekaj është grumbulluar nga përfaqësuesja e Kosovës për ndeshjet që do të zhvillohen përgjatë muajit Qershor. Gardiani bardh’e blu do të grumbullohet me skuadrën në fillim të muajit të ardhshëm. I urojmë suksese në përballjet e rradhës”, shkruhet në njoftimin e klubit.