Vinicius zbulon se Zidane i ka premtuar karrierë të gjatë te Real Madridi

Vinicius Junior ka zbuluar se Zinedine Zidane i ka thënë atij se ai e ka mundësinë ta shijojë në karrierë të gjatë në stadiumin “Santiago Bernabeu” me Real Madridin.

19-vjeçari Vinicius e ka pasur të vështirë ta zë një vend në formacionin e parë të Real Madridit, që kur u transferua aty para sezonit 2018/19, pasi kishte shkëlqyer për klubin brazilian Flamengo.

Sulmuesi brazilian i shënoi dy gola në 18 paraqitje në La Liga për “Los Blancos” gjatë sezonit të kaluar, duke kontribuar edhe me dy gola dhe gjashtë asiste të tjera në ndeshjet e Kupës së Mbretit.

Përkundër që nuk e nisi ashtu siç ëndërronte karrierën e tij në kryeqytetin spanjoll, Vinicius pretendon se Zidane beson se ai do ta ketë një karrierë të mirë në “Santiago Bernabeu”, nëse vazhdon të përmirësohet.

“Zidane gjithmonë më ka thënë të relaksohem dhe të vazhdoj të rritem sepse, nëse e bëj këtë gjë dhe pasi që trajtohem shumë mirë nga të gjithë, ai thotë se unë do të luaj këtu për një kohë të gjatë”, u shpreh Vinicius.

“Ngjashëm me Marcelon dhe Casemiron, të cilat kanë qenë pjesë e Real Madridit për një kohë me të vërtetë të gjatë”.

Vinicius i ka bërë tri paraqitje në këtë fillim të sezonit të ri të La Ligës, mirëpo vetëm në njërën prej atyre ndeshjeve – fitoren me rezultat 1-3 kundër Celta Vigos – ai ishte titullar.

Vinicius – i cili mund të debutojë për Brazilin në ndeshjet miqësore kundër Kolumbisë dhe Perusë këtë muaj – shpreson se ai do t’i shfrytëzojë mundësitë e veta dhe t’i lërë përshtypje Zidanit qysh në fillim të sezonit.

“Fillimi i sezonit është pak i vështirë. Lojtarët e rinj gjithmonë testohen dhe Real Madridi ka mjaft shumë futbollistë të rinj”, shtoi braziliani.

“Ne jemi duke luajtur më shumë dhe Zidane gjithmonë flet me të gjithë futbollistët, ai na jep mundësi të gjithëve në fillim, në mënyrë që ne të mund ta kemi një sezon të mirë”.

loading…