Vazhdon solidarizimi i kosovarëve me viktimat dhe të prekurit nga tërmeti shkatërrimtar që para dy ditësh ndodhi në Zonën e Durrësit.
Përveç mijëra tonë ndihma në ushqime dhe veshmbathje, janë edhe shumë qytetarë nga Shqipëria që po arrijnë në Kosovë për t’u strehuar.
Një ndihmë të tillë po e jep edhe restoranti “Villa Natyra” në Prishtinë.
Ky restronat , me pronar Nexhmi Shalën ka strehuar rreth 30 persona të prekur nga tërmeti në Shqipëri.
Përveç strehimit, “Villa Natyra” ka ofruar edhe ushqim për këta persona.













