Deputeti i VV-se

Vikendicë e banesa – kjo është pasuria e Mefail Bajqinovcit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Bajqinovci ka deklaruar pasuri të palujtashme, të përbashkët (banesa e vikendicë) në vlerë prej 116 mijë euro. Dy banesa me vlerë prej 91 mijë euro dhe një vikendicë me rreth 15 ari oborr me vlerë prej 25 mijë euro.

Deputeti i Vetëvendosjes ka deklaruar se ka edhe një veturë, e cila është nën pronësi të bashkëshortes, e cila kap vlerën e 15 mijë euro edhe kjo e blerë me kredi.

Në formular ka paraqitur 1 mijë e 600 euro të gatshme në njërën prej bankave në Kosovë, ku si zotërues figurojnë fëmijët e tij.

Bajqinovci ka deklaruar se ka edhe detyrime financiare në vlerë prej 50 mijë euro, të cilat i ka shfrytëzuar për ndërtim dhe blerje të automjetit.

Mefail Bajqinovci nga Kuvendi i Kosovës merr pagë prej 1 mijë e 500 euro si nga 200 euro në muaj merr nga banesa që e ka ka me qira. Ndërsa, gruaja e tij mbanë tre puna atë në QKUK ku merr pagë prej 494 euro, në Ordinancën Gjinekologjike private “Mema”, pagë prej 200 euro si dhe është theksuar se për vitin 2019 ka marrë pagë vjetore prej 990 euro nga ligjëratat semestrale në dy kolegje private.

Në sqarim e tij Bajqinovci ka theksuar se: Banesa e cekur më lartë në sipërfaqe 106 m2 banim është bashkim i dy banesave njëra 60.1 m2 dhe tjetra 46 m2 dhe sot jetoj në një banesë.

Deklarimin e plotë të pasurisë së Bajqinovci e gjeni këtu.