Një rast i ngacmimit seksual është raportuar në Podujevë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 9 nëntor 2026, një grua ka raportuar se ishte ngacmuar seksualisht nga dy persona të dyshuar, meshkuj.

Viktima është intervistuar në prani të punëtorit për punë sociale, ndërsa policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“SULM SEKSUAL. Podujevë gusht-2026 – NN. Me 09.11.2026 viktima femër kosovare, ka raportuar se ishte ngacmuar  seksualisht  nga dy të dyshuar meshkuj.  Viktima është intervistuar  në prezencën e punëtorit për punë sociale, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.