Vihet gurthemeli i sallës së sporteve në Gjakovë, Bytyqi premton projekte të reja

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka vizituar shkollën “Haxhi Hoti”, me ç’rast ka bërë vënien e gurthemelit të sallës së edukatës fizike në Rogovë të Gjakovës.

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi në një fjalë rasti ka thënë se i gëzohet fillimit të sallës së sportit në këtë shkollë

Bytyqi tutje është zotuar për krijimin e shkollave dhe sallave të reja ofrimin e kushteve më të mira për studentët.

“Me krenari e mbanë emrin ‘Haxhi Hoti’. Ndjehem i nderuar sepse ishim para një viti me dupetin dhe zv ministrin dhe pamë që kjo shkollë ka nevojë për ambiente shtesë .

Jemi të kënaqur sepse kjo anë kjo shkollë nxënësit mëritojnë të u krijojmë kushtë sa më të mira që të pëjetojnë standarde si cdo të rinjë tjetër në rrethinat e Kosovës.

Ne si ministri zotohemi qe të vëmë gurthemel të shkollave dhe sallve të reja me standarde perendimorë.

Drejtori i shkollës Musa Shala ka thënë se ndërtimi i kësaj salla e pasuron infrastrukturën e shkollës “Haxhi Hoti”, ndërsa ka shtuar tutje se pas këtij projekti do të vinë edhe dy projekte të tjera.

“Pas një kohe të gjatë edhe shkollës tonë i erdhi momenti të realizoj një projekt madhor, ky është projekti i parë që filluam të bjëmë ndryshimin e infrastrukturës tonë e që do të vinë edhe dy projekte të tjera nga kuvendi komual.

Nënkryetari i komunës Ramadan Hoti, ka thënë se kjo sallë ka qenë e nevojshme dhe do t’u shërbejë nxënësve në përfaqësime edhe jashtë vendit.

“Është ndjenjë e veçantë që po realizohet ky nevojshëm për nxënësit që kanë me na përfaqësua edhe në lojërat ndërkombëtare.”

Deputeti Veton Berisha ka thënë e kanë realizuar premtimin që është bërë para një viti, ndërsa ka shtuar tutje se edhe emri i shkollës po pasurohet.

“Pas një viti që ishim po vijmë më një premtim te asaj kohe dhe me këtë raste po e dëshmojmë se kemi obligim, rogovasit e kanë dëshmuar për kulturë të suksesshme Rogova e Hasit është shembulli më i mirë i bashkëjetesës dhe investimeve te përbashkëta, i lumtur që edhe emri shkollës po pasurohet edhe me këtë sallë dhe mundi i dëshmorit nuk po shkon huq”.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Gjakovës, Bernard Frokaj ka thënë se investimi në arsim është investimi më i qëlluar.

“Me investua në shkolla e salla te sporteve qe i shfrytëzojnë fëmijët tanë është investimi më i qëlluar që bënë një shkollë ose ministri”, tha ai.

loading…