Vieri mendon se Dzeko dhe Lukaku do ta bënin Interin shkatërrues

Vieri mendon se Dzeko dhe Lukaku në sulm do ta bënin Interin shkatërrues.

Përfliten lëvizje të mëdha në merkato, edhe të sulmuesve kryesorë.

“Gazzetta dello Sport” ka zgjedhur Christian Vierin, si një udhërrëfyes për çështjet e sulmit, të lëvizjeve të pritshme të verës.

Christian Vieri, a e keni parë Dzekon kundër Italisë?
Unë nuk kisha nevojë të shihja ndeshjen Itali-Bosnjë për të zbuluar Dzekon. Ai është sulmuesi më i plotë në Itali. Eshtë shumë i fortë fizikisht, ka teknikë, godet me kokë, luan shumë mirë me të dyja këmbët. Bashkë me Lukakun në sulm, do ta bënin Interin shkatërrues për këdo.

Çfarë ndodh me Higuainin, në vend të kësaj?
Nuk ka asnjë dyshim, këtu në Serie A ka shënuar një mal me gola. Te Milani nuk ishte i lumtur për shumë arsye. Po ashtu, për disa muaj ishte e pamundur të përshtatej me futbollin anglez, te Chelsea.

A jeni habitur nga viti i parë i Piatek?
Jo, ai është një luftëtar, është i uritur, shënon gola. Milani duhet të fillojë prej tij”.