Auto Bild

Videoja tregon shpejtësinë e tmerrshme të Audi RS Q8, shikoni si e kalon një Toyota

Një video, e postuar nga Auto Bild, tregon se si arrin ta tejkalojë një Toyota Supra, me një shpejtësi marramendëse.

Toyota Supra me motor 2.0-litërsh prodhon 255 kuaj fuqi, gjersa kapë shpejtësinë prej 0 në 100 km në orë për vetëm pesë sekonda, shkruan CarBuzz.

Megjithatë, përformancat e modelit në fjalë zbehen karshi SUV-it të Audi-së, RS Q8, e cila ka një motor 4.8-litërsh me turbo binjakë, të modelit V8, si dhe prodhon 591 kuaj-fuqi.

Audi RS Q8 arrin të kapë shpejtësinë 0-100 km në orë për vetëm 3.7 sekonda, përkatësisht 1.3 sekonda më shpejt sesa Toyota Supra.

Në radhë të parë, kjo nuk mund të konsiderohet garë, marrë parasysh superioritetin në shpejtësi dhe përformancë të serisë Q8 të firmës gjermane për prodhimin e makinave.

Shpërndaje