VIDEOJA e Ronaldos që ua “mbushi zemrat plot” Juventinëve: Mille per cento!

Juventusi fiton titullin kampion për herën e 8 radhazi në Serie A.

Pas fitores me përmbysje 2-1 ndaj Fiorentinës, “Zonja e vjetër” me në krye Cristiano Ronaldon ka siguruar matematikisht titullin e 35-të në historinë e klubit.

Por eliminimi i Juventusit në mesjavë nga Champions League ka lënë shije të hidhur aë sa në media është përfolur një largim i mundshëm i Ronaldos nga Torino.

Gaztarja e “DAZN” ka pyetur drejtpërdrejt portugezin nëse do të mbajë këtë fanellë të veshur dhe sezonin e ardhshëm.

Portugezi përpara mediave shumë i lumtur dhe i kënaqur është shprehur se “vitin tjetër do të mbajë fanellën e Juventusit jo 100%, por 1000%”.

Ronaldo kështu i ka dhënë fund zërave të merkatos duke e mbyllur njëherë e mirë këtë kapitull.