Numër i shtuar i veturave të karabinierëve janë parë mbi Urën e Ibrit, aty ku tash e disa ditë po kryhen punime.
Mëngjesin e së mërkurës (14 gusht, 2024), misioni paqëruajtës KFOR dhe ai i EULEX shtuan praninë në Urën e Ibrit, duke bërë një kontrollë jo fort të zakont. Madje aty u panë edhe vetura të blinduara të KFOR-it.
Megjithatë, pasi përfunduan kontrollimin automjetet e blinduara të KFOR-it janë larguar, ndërsa kanë mbetur një numër i madh i veturave të karabinierëve.
Në anën tjetër, prania e Policisë së Kosovës dukshëm është zvogëluar.
Ballkani.info ju sjellë pamje live nga atje:







