Temperaturat e larta që po mbizotërojnë në vendin tonë kanë ndikuar që një person të alivanoset në Prishtinë.

Në një video të publikuar në media është parë teksa disa policë të Kosovës i ofrojnë ndihmë.

Gjatë kësaj jave dhe ditëve në vazhdim parashikohet mot jashtëzakonisht i nxehtë. Siç rekomandohet, personat e moshuar dhe ata që kanë probleme shëndetësore duhet të shmangin daljet dhe qëndrimin për kohë të gjatë në diell.