Për herë të dytë brenda katër ditësh, një aeroplan amerikan i mbikëqyrjes që fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin Mesdhe u përgjua nga një avion luftarak rus, tha marinsa amerikane.
Një avion amerikan i marinës P-8A u pengua dy herë nga një SU-35 ruse, dhe incidenti i dytë u konsiderua “i pasigurt dhe jo-profesional”, tha Marina në deklaratë.
BREAKING: Another unsafe #Russian 🇷🇺 intercept of 🇺🇸 @USNavy P-8 in international airspace above #Mediterranean Sea! The Russian aircraft got within 25 feet of the P-8, putting both crews in harm’s way. We expect nothing less than professional & safe interactions!@USEmbRuPress pic.twitter.com/gDdcQQRkOi
— U.S. Naval Forces Europe-Africa/U.S. 6th Fleet (@USNavyEurope) April 19, 2020
Marina publikoi videon, duke thënë: ‘’Avioni rus u afrua 7 metra afër P-8. Ne nuk presim asgjë më pak se ndërveprime profesionale dhe të sigurta!’’
Avioni amerikan u detyrua të zbriste për të krijuar ndarje nga avioni rus, tha Marina.
Incidenti vjen vetëm katër ditë pasi një avion luftarak rus përcolli një aeroplan vëzhgimi amerikan mbi Mesdheun. Të mërkurën, u tha se një avion rus bëri një manovër të ngjashëm “të pasigurt” me shpejtësi të lartë kur erdhi afër një aeroplani amerikan.







