Shembet kisha

VIDEO| Publikohet momenti i shembjes së kishës meksikane, arrin në dhjetë numri i të vdekurve

Është publikuar videoja ku shihet momenti kur u shemb çatia e kishës meksikane.

Të paktën 10 persona, përfshirë tre fëmijë, u vranë kur ndodhi kjo tragjedi.

Shembja ndodhi të dielën pasdite me orën lokale, ndërsa rreth 100 njerëz po merrnin pjesë në një pagëzim në kishën Santa Cruz në Ciudad Madero.

60 persona u lënduan, të paktën dy prej tyre në gjendje të rëndë, dhe dhjetëra u bllokuan nën rrënoja.

Banorët vendas nxituan drejt ndërtesës me lopata dhe kazma në përpjekje për të çliruar të bllokuarit, raporton BBC.