Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në Turqi, atje ku u takua me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Ndërkohë, mediat turke kanë vënë re se Osmani komunikoi në gjuhën turke me presidentin turk.
Në video shihet Erdogan se i thotë Osmanit “sa po e mëson gjuhën turke, sa po e harron”.
Më pas, Osmani i është përgjigjur sërish në turqisht atij, duke i thënë:
“Po, po e mësoj, duhet të praktikoj me ju pak”.
Osmani në Turqi po merr pjesë në Forumin Diplomatik në Antalya.







