Për shkak të reshjeve të shiut dhe të borës, edhe në Fushë-Kosovë ka pasur vërshime, ku edhe gjendja vazhdon të mbetet e njejtë.

Siç raporton Ballkani.info, gjendja më e rëndë paraqitet në Kompleksin “Eliza”, ku shumë vetura kanë mbetur të bllokuara në garazhet e këtij kompleksi.

Qytetarët kanë dërgu video në Ballkani.info, të kompleksit me emër Eliza, ku shihet se është vërshuar nga uji.

Gjendja është tejet serioze, sipas banorëve, ka disa orë që janë pa rrymë dhe ujë të pijshëm, ndërsa ende nuk dihet për vlerën e dëmeve të shkaktuara në ekonomitë familjare. /Ballkani.info/