Video| Ndiqet me kallashnikov pronari i “Zone Club”, Dekorim Sahiti

Njëri nga pronarët e klubit të natës ‘Zone Club’, Dekorim Sahiti, është kërcënuar nga një person.

Demokracia.com ka siguruar pamje ekskluzive te momentit kur Sahiti po ndiqej me kallashnikov nga një person deri në parkingun e ‘Hib Petrol’ në Çagllavicë.

Rasti është hapur në polici dhe i dyshuari, B.G., mësohet se është nga një fshat i komunës së Prishtinës. Ai kishte nxjerrë armën automatike dhe e kishte kërcënuar Sahitin.

Njësitë policore e kanë shoqëruar në stacion policor të dyshuarin, ndaj të cilit është iniciuar rasti për dy vepra penale ‘Kanosje’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’. /Demokracia.com/