Motoristja

VIDEO/Momenti tmerrues kapet në video, motoristja ruse i shpëton vdekjes në sekondat e fundit të aksidentit

Kamera e helmetës së një motoristeje ruse ka kapur momemtin e tmerrshëm të përplasjes së saj gjatë një gare shpejtësie në rrugë.

Motoristja, e njohur si Sochi Speeder, shihet teksa humb kontrollin në motorin e saj Kawasaki ZX-6R.

Në momentin e fundit ajo shfaqet duke kërcyer nga motori dhe duke shpëtuar kështu nga  një vdekje brutale.

Motoristja fatmirësisht shpëtoi nga aksidenti me vetëm pak goditje.