Faqja zyrtare e La Ligas në rrjetet sociale e ka paraqitur festën emocionale të Vedat Muriqit pas golit të fitores ndaj Real Madridit.
Muriqi ka qarë pasi e shënoi golin e fitores 2:1 të Mallorcas ndaj madrilenëve. Ai realizoi gol të bukur në minutën e 91-të.
Në një postim tjetër, La Liga ka shkruar se “Pirati Vedat Muriqi ka gjetur THESARIN”.
Momenti kur Muriqi shpërthen në lot teksa bashkëlojtari i tij, Mojica dëgjohet të thotë ‘Për Kosovën, për Kosovën’.







