Një video e publikuar nga mediumi Sky News tregon situatën e rëndë në të cilën ndodhet Ukraina, dhe këtë, e kanë përjetuar vet korrespodentët të cilët janë sulmuar derisa po raportonin.
Kryekorrespodenti Stuart Ramsay dhe ekipi i tij janë sulmuar pranë Kievit.
Në pamjet e publikuara (të cilat mund t’i ndiqni duke klikuar në këtë LINK), shihet se ata sulmohen me një breshëri plumbash nga të cilët pësuan edhe lëndime.
Operatori i kamerës, Richie Mockler ka marrë dy plumba, por fatmirësisht po mbante të veshur jelekun anti-plumb. Kryekorrespodenti Stuart, është plagosur po ashtu.
Përvoja e tyre ilustron shkallën e kaosit dhe dhunës teksa pushtimi i Rusisë hyn në një fazë të re dhe më vdekjeprurëse.
Deri më tani mbi 2 mijë civilë ukrainas besohet të kenë vdekur si pasojë e sulmeve nga ushtria ruse, derisa në mesin e tyre, ka edhe fëmijë.







