Plagosje

VIDEO| Momenti kritik si në filma kur një person i plagos tre të tjerë në Pejë

Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit sonte në Pejë.

Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës tha se në vendin e ngjarjes po qëndrojnë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

“Rreth orës 21:25 në rrugën “Bekim Berisha “ në Pejë, tre persona janë lënduar nga arma e zjarrit, të njëjtit janë dërguar në Emergjencën e spitalit për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitet kompetente”, tha Gashi.

Mirëpo, mediat lokale kanë publikuar momentin nga të shtënat me armë.