VIDEO/ Momenti i tentim grabitjes dhe plagosjes së dy personave te Liqeni i Badovcit

Një grabitje në Badovc ka ngelur në tentativë, derisa 2 të lënduarit ishin pjesë e makinës së kompanisë së sigurimeve.

Indeksonline ka siguaruar pamje ekskluzive nga momenti i tentim grabitjes dhe plagosjes së dy personave te Liqeni i Badovcit.

Po ashtu lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 16:45 policia ka marrë informatën për një tentim grabitje të armatosur në rrugën magjistrale Prishtinë -GjilanMenjëherë pas informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore.

Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se persona të dyshuar në rrethana që aktualisht po trajtohen nga policia, kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të  automjetit që po kryente transportin e parave. Për pasojë dy persona pjesë e kompanisë që po kryente transportin janë plagosur dhe të njejtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Të dyshuarit nuk kanë arritur të kryejn grabitjen por si e tillë ka mbetur në tentativë, dhe të njejtit kane ikur nga vendi i ngjarjes. Policia ka filluar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim zbardhjen e tyre dhe identifikimin e të implikuarve“.