VIDEO/ Merr karton të kuq për herë të parë: Messi bën gjestin e turpshëm

Barcelona humbi Superkupën e Spanjës.

Pa 120 minutash në shifra të barabarta, katalanasit humbën sfidën përballë Athletico Bilbaos e cila shënoi në kohën shtesë.

Pa dyshim që vëmendjen më të madhe e tërhoqi Lionel Messi i cili mori kartonin e parë të kuq në karrierë me fanellën e Barcelonës në 753 ndeshje të luajtura.

Numri 10 i katalanasve e humbi toruan në fundin e sfidës duke goditur Vijalibren pas një dueli mes tyre. VAR e fiksoi këtë moment dhe arbitri Gil Manzano i tregoi kartonin e kuq.