Kampionët e Ligue 1 e kanë nisur sezonin me dy fitore nga dy nën drejtimin e trajnerit të ri Christophe Galtier , duke shënuar 10 gola.

Kylian Mbappe hapi llogarinë e tij për sezonin e ri në pjesën e dytë, por pati një pjesë të parë për t’u harruar.

Ai humbi një penallti kur shifrat ishin 0:0, ndërsa një rast tjetër mori vëmendjen e të gjithve në rrjetet sociale

Vitinha nisi një aksion për PSG-në dhe pati Mbappen në të majtë dhe Messin në të djathtë.

Ai zgjodhi të pasonte te Messi, çka bëri që francezi të nervozohej keq.

Ai madje u ndal dhe nuk e ndoqi fare aksionin, i cili për pak sa nuk u finalizua me gol nga Achraf Hakimi. 

pic.twitter.com/wf46OPHWiu

— @rgomesrodrigues (@rgomesrodri2) August 13, 2022