Këto ditë është fluksi më i madh i bashkatdhetarëve që vijnë në Kosovë nga vendet e ndryshme të Evropës.

Përveç pritjeve të gjata nëpër kufij të ndryshëm, bashkatdhetarët kosovarë po maltretohen duke pritur për sigurimin e veturave.

Edhe pse Qeveria e Kosovës, përkatësisht kryeministri Albin Kurti kishte marrë vendim për lehtësira për sigurimin e veturave, në fakt Qeveria Kurti po i mashtron bashkatdhetarët pasi që ata po i detyron të paguajnë sigurimet e më pas t’i rimburësojë.

Pamjet të cilat lexues të Demokracia.com kanë dërguar shihet se si po maltretohen mërgimtarët në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.

Përveç që në kufirin Kosovë-Shqipëri, pra Morinë-Vërmicë, nuk ka më kontrolle, bashkatdhetarët me pritje të tillë po përballen para zyrave të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS).

Më poshtë ju sjellim pamje nga pika kufitare në Vërmicë.