VIDEO/ Ky është hajni që po terrorizon banorët e Prishtinës, shikojeni si futet në banesa pa pikë problemi

Rastet e vjedhjeve në Prishtinë janë rritur ndjeshëm javëve të fundit. “Mati 1” është një nga lagjet më të atakuara nga hajnat gjatë këtij viti.

Një i ri, shtatgjatë, me kapelë, është një nga hajnat që po kërkohet nga policia dhe që i njëjti dyshohet se është i specializuar për thyerjen e shumë banesave.

Nga pamjet e siguruara, shihet se hajni qëndron për 20 minuta duke u sillur vërdallë, duke bërë lëvizje të dyshimta. Me kapelë dhe pa adresë, hajni përcjellë lëvizjet e banorëve tek ky objekt banesor.

Në orën 20:30, ai arrin që përmes gypit përcjellës të ujit “ullukut”, të futet në ballkonin e një banese në katin e parë. Me kaqavidë, hajni arrin të thyej derën e ballkonit për të depërtuar në banesë. 10 minuta i janë dashur atij që të vjedhë gjësende me vlerë, laptopë, ari dhe gjëra të tjera me vlerë mijëra euro.

Nga pamjet shihet se si hajni kërcen nga ballkoni me gjërat e vjedhura në dy çanta.

Banorët e objektit në fjalë janë duke bashkëpunuar me Policinë e Kosovës për kapjen e hajnit në fjalë dhe të tjerëve që sillen vazhdimisht rreth këtyre objekteve.

Kjo është hera e gjashtë që brenda pak muajve hajnat ia mësyejnë vjedhjeve në këtë objekt.