Forcat Ajrore izraelite kanë shkatërruar dy avionë luftarakë iranianë F-14 “Tomcat” gjatë një sulmi në një aeroport në kryeqytetin iranian sot, njoftuan Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF).
Zëdhënësja e IDF Effie Defrin tha se avionët luftarakë izraelitë shënjestruan dhe rrëzuan dy avionë të Republikës Islamike të Iranit që ishin në një pistë në Teheran, transmeton Ballkani.info.
Footage showing the targeting and destruction of 2 F-14 “Tomcats” with the Islamic Republic of Iran Air Force earlier today at an airport in the Iranian capital of Tehran, following a series of strikes by the Israeli Air Force. pic.twitter.com/2usyYevAf4
— OSINTdefender (@sentdefender) June 16, 2025
Sulmet ndaj infrastrukturës raketore
Videot që janë shfaqur në rrjetet sociale tregojnë momentet e sulmit dhe shkatërrimit të të dy F-14-ve, si pjesë e një sërë sulmesh ajrore të koordinuara izraelite ndaj objektivave ushtarake në Iran. F-14 “Tomcat” është një avion luftarak me shumë funksione i prodhuar nga SHBA, që ka qenë në flotën iraniane që nga vitet 1970 dhe përdoret kryesisht për mbrojtjen ajrore.
Footage posted by the Israel Defense Force showing an additional strike earlier today on a surface-to-air missile launcher being transported by truck on the Tehran-Qom Highway to the south of the Iranian capital of Tehran. pic.twitter.com/6W50maCDwK
— OSINTdefender (@sentdefender) June 16, 2025
Në deklaratën e saj të fundit, ushtria izraelite shtoi se forcat ajrore aktualisht po sulmojnë infrastrukturën raketore në Iranin perëndimor.

Sulmet vijnë në mes të ditës së katërt të luftimeve intensive midis Izraelit dhe Iranit, në të cilat të dyja palët kanë raportuar dhjetëra të vdekur, duke përfshirë komandantë ushtarakë, shkencëtarë dhe civilë.
A large explosion occurred earlier on the Tehran-Qom Highway to the south of the Iranian capital of Tehran, with airstrikes possibly targeting a truck carrying missiles for the Islamic Revolutionary Guard Corps (IRGC). pic.twitter.com/rOn32oc5VS
— OSINTdefender (@sentdefender) June 16, 2025
Sulmet ajrore deri më tani kanë shënjestruar bazat ushtarake, objektet energjetike, qendrat e komunikimit dhe tani – infrastrukturën e raketave balistike. /Ballkani.info/







